Menduan se po i vidhnin, çifti italian gjejnë në ballkon një ari

Një çift në Italinë qendrore, të cilët menduan se po i vidhnin, u tronditën kur gjetën një ari kaf në ballkonin e tyre.
Annalisa Castagna dhe bashkëshorti i saj, Claudio Paravano, u alarmuan nga një zhurmë jashtë pronës së tyre dhe shkuan për të kontrolluar, vetëm për ta gjetur veten ballë për ballë me një ari kaf Marsikan.
“Ne ishim ballë për ballë, më pak se një metër larg”, ka shkruar bashkëshortja. “Isha në gjendje të numëroja të gjithë dhëmbët që kishte në gojë plus gjuhën e kuqe”.
Castagna tha se ajo i bërtiti në fytyrën e ariut dhe kafsha më pas u përpoq ta arrinte atë me putrat e saj.
Ngjarja ndodhi në shtëpinë e çiftit në fshatin Pescosolido, ku jetojnë më pak se 1500 njerëz, në skajet e Parkut Kombëtar Abruzzo në Italinë qendrore.
Parku është shtëpia e rreth 60 arinjve Marsikanë, të cilët janë më të vegjël se ata që gjenden në Alpe, edhe pse ata ndonjëherë mund të arrijnë edhe 200 kilogramë.
“Përpara se të hyjnë në letargji, arinjtë janë në një periudhë urie ekstreme, ata duhet të ruajnë energji për dimër. I shohim shpesh në fshat duke kërkuar fruta, kosheret e bletëve, por ata kurrë nuk i sulmojnë njerëzit.” – tha kryebashkiaku.
Ai shtoi se ai dhe disa roje nga parku kombëtar kishin inspektuar ballkonin e çiftit për të përcaktuar se çfarë e kishte tërhequr ariun, por nuk gjetën gjë.