75 Mall Live Search
08:59 / E Mërkurë, 16 Korrik 2025 / G T

Mendy dhe Garcia në “garë” se cili do të largohet nga Real Madridi

Skuadra e Real Madridit pritet ta largojë një mbrojtës anësor gjatë afatit kalimtar të verës.

Ardhja e mbrojtësit spanjoll, Alvaro Carreras, ka bërë që dyshja Ferland Mendy dhe Fran Garcia ta mendojnë largimin, shkruan Indeksonline

Megjithatë vetëm një prej tyre pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu” dhe tashmë është një “garë” mes tyre se kush të ikë i pari.

Siç raporton “diarioas”, pikërsish mbrojtësi francez, Mendy është favoriti për t’u larguar nga klubi spanjoll.

Garcia ishte një lojtar kyç i Real Madridit të Xabi Alonsos në ndeshjet e Kupës së Botës për Klube, andaj shihet si favorit për të qëndruar./Indeksonline/