18:56 / E Premte, 30 Dhjetor 2022 / MSH

Mendy kandidat për portën e Milanit, reziston Chelsea

Emri i Edouard Mendy po lakohet për portën e Milanit.

Mike Maignan vazhdon të ketë probleme pas lëndimit dhe akoma nuk dihet se kur do të kthehet në fushë. Andaj, kuqezinjtë janë në kërkim të një porterieri dhe pikërisht Mendy është një kandidat potencial për portën milaneze.

“The Sun” shkruan se Mendy ka humbur vendin e titullarit te Chelsea dhe se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën.

Chelsea megjithatë nuk synon të heqë dorë lehtë nga Mendy, dhe pretendojnë të paktën 25 milionë euro për kartonin e tij, shifër kjo e lartë për financat e Milanit.