Mendy operohet me sukses, mohohen zërat e një pensionimi
Ferland Mendy është lënduar së fundmi përsëri.
Lëndim ky i cili ia humb mundësinë për të luajtur në Kupën e Botës me Francën si dhe një pjesë të sezonit të ri.
Madje flitej edhe për një pensionim të hershëm nga francezi, por që janë hedhur poshtë këto zëra.
Ai gjatë ditës së sotme u operua me sukses nga po i njëjti doktor që operoi bashkëkombasin dhe bashkëlojtarin e tij te Reali, Kylian Mbappe.
Mendy, ka bërë vetëm 9 paraqitje këtë sezon me Real Madridin./IndeksOnline/

