75 Mall Live Search
12:51 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2024 / L A

Mendy rikthehet në stërvitje, mund të luajë ndaj Sevillës

Mbrojtësi i majtë, Ferland Mendy është rikthyer në stërvitje.

Ky po që është një lajm i mirë për Realin, pas krizës së lëndimeve që po kalon skuadra.

Mendy, kishte pësuar një dëmtim të muskujve në kuadricepsin e djathtë, në ndeshjen që Reali zhvilloi ndaj Gironës.

Ende nuk dihet nëse Mendy do të luaj në ndeshjen e fundit të Realit për këtë vit ndaj Sevillës.

Kujtojmë se Reali, do të zhvillojë ndeshjen e tyre të fundit për 2024 ndaj Sevillës, me ndeshjen që zhvillohet nesër në “Santiago Bernabeu”, në orën 16:15./IndeksOnline/