12:15 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Mëngjes i këndshëm për Barcelonën, kjo është arsyeja

Barcelona ka marrë një lajm të mirë në mëngjesin e sotëm. Bashkë me skuadrën ka stërvitur Ousmane Dembele duke lënë prapa një lëndim që pritej ta lënte me gjatë jashtë fushave.

Pas lëndimit ndaj Sociedad, Dembele pritej të kthehej në fillim të muajit mars, por që lëndimi doli të jetë i shkallës më të lehtë.

Dembele nuk pritet të përfshihet për ndeshjen ndaj Espanyol, por gjasat janë që ai të ketë minutazh në ndeshjen kthyese të kupës ndaj Valencias.

Në trajnim ka marrë pjesë edhe André Gomes, tashmë i rikuperuar, si dhe Carles Aleña./Indeksonline/