08:14 / E Enjte, 14 Tetor 2021 / C E

Mëngjes i qetë në veri të Kosovës

Kanë kaluar gati 24 orë nga aksioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit por edhe në disa lokacione tjera në Prishtinë dhe Pejë.

Policia dhe Dogana me aksion kundër kontrabandës me mallra ishin për kontrolle në Mitrovicën e Veriut dhe në Zvecan kur u penguan nga qytetarët serb.

Situata eskaloi derisa u nevojit ndërhyrja e Focave Speciale për të liruar zyrtarët doganor dhe ata policor që kishin mbetur të bllokuar brenda turmës.

Një ditë më vonë gjendja duket e qetë dhe situata i është kthyer normalitetit.

Indeksonline gjatë gjithë ditës së djeshme ka raportuar nga vendi i ngjarjes. /IndeksOnline/