07:13 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mëngjes me mjegull, gjatë ditës temperaurat deri në 16 gradë

Ditët e para të javës do të karakterizohen me mot të kthjellët dhe temperatura pranverore, si rrjedhojë e shtrirjes së fushave anticiklonike përgjatë Mesdheut dhe rajonit tonë, derisa rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të sjellin rritje të temperaturave.

Mirëpo, sipas parashikimeve të fundit, në fundjavë një vorbull ciklonike me masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit, pritet të depërtojë mbi vendin tonë, ku mund të sjellë mot të ftohtë me reshje shiu dhe bore.

Nën kushtet e një moti stabil, pa qarkullim të mjaftueshëm ajror, me mundësi edhe për mjegull, vlerat e cilësisë së ajrit do të përkeqësohen, gjatë ditës mund të zbresin në vlera normale, e në orët e mbrëmjes do të rriten në vlera të pashëndetshme.

Nesër, mot i butë, kryesisht i kthjellët dhe me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.

Të enjten pjesërisht vranët. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Në mbrëmje vranësirat shtohen.

Të premten, kryesisht vranët. Ditën priten reshje shiu, e në vise malore borë. Në mbrëmje reshjet e shiut mund të përzien edhe me borë.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -1C deri në 1C, e ato maksimale nga 10C deri 13C, e ditën e premte pritet të zbresin në 6C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga veriu dhe jugu 1-4m/s.

Shtypja atmosferike do të mbetet e lartë mbi vlera normale.

Në mëngjes, do të jetë mot shumë i ftohtë dhe me mjegull.

Temperatura më e ulët është -5 deri në 3 dhe më e larta nga 12 në 16 gradë Celsius. 

Në Kosovë të mërkurën dhe të enjten do të mbajë mot i ngrohtë. Kryesisht me diell në mëngjes dhe pasdite, kurse pas mesditës, mesatarisht me re. 

Të enjten, më së shumti me diell. Të premten do të mbajë mot kryesisht me re dhe më i freskët me shi, e në male me borë.