Mëngjesi me shi, gjatë ditës kryesisht diell
Reshje shiu kalojnë gjatë natës dhe orëve të hershme të mëngjesit të ditës së premtë, nga perëndimi në lindje të vendit.
Temperaturat minimale zbresin në 11C e 13C. Të reshurat pritet të pushojnë orëve të para të ditës, e më pas do të mbretëroj mot kryesisht me diell, por me erë më të theksuar që frynë nga jugperëndimi, me hove deri në 15m/s, ndërsa relieveve malore deri në 20m/s (70km/h). Temperaturat maksimale mbeten ende të larta prej 17C e 20C.
E shtuna fillon me intervale me diell. Ditën vransirat shtohen, e aty këtu shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Temperatura pësojnë një rënie deri në 15C, maksimalet, e minimalet në mëngjes deri në 4C. Nga dita e diel vransirat sa vijnë duke u dendësuar, e më pas reshje mjaft të shumta shiu po parashihet të kalojnë mbi vend, me kalimin në ditën e hënë, me mundësi të shkaktojnë lokalisht përmbytje të shpejta. Temperaturat zbresin deri në 11C e 12C, të hënën. Reshje dëbore fillojnë zonave malore, me rënie të temperaturave gjatë mbrëmjes. Vransira e shi herë pas here paraqiten ditën e martë. Minimalet sërish zbresin në 4C.

