Mëngjesi në Prishtinë me ajër të ndotur
Sikurse mbrëmë, para dy ditësh, një jave e edhe disa muajsh, cilësia e ajrit edhe këtë mëngjes vazhdon të jetë alarmante.
Kështu, sipas matjeve të bëra nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ajri ishte i pashëndetshëm qysh në orën 08:00 të mëngjesit, transmeton Indeksonline.
Matjet tregojnë që niveli i ndotjes ka arritur në 186 pmm, duke hyrë kështu në kategorinë i pashëndetshëm.
Kujtojmë se ajër i ndotur po thithet sidomos në kryeqytet tash e disa muaj, qysh nga rënia e temperaturave. /Indeksonline/
