Menjëherë pas largimit të Rosenior-it, Strasbourg-u gjen zëvëndësuesin e tij
Liam Rosenior ka hapur një kapitull të ri në karrierë.
Anglezi, vendosi ta lërë Strasbourgun për t’u kthyer në Angli, ku do të ketë mundësinë të menaxhojë Chelsean.
Mirëpo ish-skuadra e tij veproi shpejt, pasi që arritën të gjenin zëvëndësuesin e tij.
Bëhet fjalë për anglezin, Gary O’Neill, i cili ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me klubin francez.
Për O’Neill, Strasbourgu është skuadra e tretë që do të menaxhojë pasi që kishte qenë te Bournemouthi dhe së fundi te Wolves-i në Premierligë./IndeksOnline/

