75 Mall Live Search
09:58 / E Premte, 09 Korrik 2021 / OSH

Menjëherë pas përurimit, ferizajasi e bën “me shnet” me “shllajf” nënkalimin në Ferizaj

Mbrëmë u përurua projekti madhështor në Ferizaj “Bashkimi i Qytetit”.

Në prani të kryetarit, Agim Aliu, u funksionalizuan nënkalimet në Varosh-Nikadin, tek Plus Marketi dhe nënkalimin në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, shkruan IndeksOnline.

E menjëherë si iu dha mundësia një ferizajasi e bëri “me shnet” me një “shllajf” këtë rrugë.

Në një video që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet gjesti i pahijshëm që bëri një person me target e veturës 05./IndeksOnline/