14:57 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Menopauza rrit rrezikun e sindromës metabolike

Një studim i kryer mbi gratë pas menopauzës identifikoi menopauzën si një faktor rreziku për zhvillimin e sindromës metabolike, përfshirë hipertensionin, mbipeshën dhe sheqerin e lartë në gjak.

Të kuptuarit e asaj që shkakton sindromën metabolike është e rëndësishme sepse kjo gjendje rrit rrezikun e sëmundjes së zemrës dhe kancerit, dy nga shkaqet kryesore të vdekjes tek gratë.

Ky studim analizoi të dhëna nga më shumë se 10,000 gra të moshës 45 deri në 85 vjeç, të cilat morën pjesë në Studimin Gjatësor Kanadez mbi Plakjen dhe gjetën një lidhje pozitive midis menopauzës dhe një rritje të rrezikut të sindromës metabolike.

Mosha në menopauzë dhe përdorimi i terapisë hormonale është identifikuar gjithashtu si modifikues i mundshëm i kësaj marrëdhënieje, megjithëse kërkohen studime shtesë për të vlerësuar më mirë efektin e tyre.

Sindroma metabolike është një grup i gjendjeve – presioni i lartë i gjakut, sheqeri i lartë në gjak, yndyrë e tepërt trupore rreth belit, dhe nivelet e larta të kolesterolit ose triglicerideve – që paraqiten së bashku, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit./Indeksonline/