Mensur Gashi merr mirënjohje nga Komuna e Prishtinës
Komuna e Prishtinës ka shpallur sportistët e vitit për këtë vit. Në mesin e të dekoruarve, ishte si rrallë herë edhe një përfaqësues i një shoqate bjeshkatare.
Bëhet fjalë për Mensur Gashin e shoqatës bjeshkatare “Shkëmbi”.
” Ta nderuar anëtare të Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste “Shkëmbi”
Jeni ju ata që ishit promotorë, shtytës që anëtari ynë të mos ndaloj së eksploruari dhe punuari që kryeqytetasit, t’i joshë për dalje në natyrë dhe duke ngjitur majat me të larta të botës dhe rajonit!
Shoqata jonë falënderon Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport të Komunës së Prishtinës, drejtorin Fitim Rexhen, për punën e mirë në ngritjen e sportit kryeqytetas, por edhe gazetaret sportiv për përzgjedhjen dhe ndarjen e mirënjohjes me titull: ,,Përfaqësim dinjitoz të Prishtinës”.
Poashtu falënderojmë edhe Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmetin për këtë mirënjohje si dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për ndarjen e këtyre çmimeve.
Ju falënderojmë shumë, për përkrahjen e dhënë!
Me respekt, Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Shkëmbi”” thuhet në njoftim.
