Mensur Neziri, kandidat për kryetar të degës së PDK-së në Shtime
Partia Demokratike e Kosovës është në fazën finale të zgjedhjeve të brendshme partiake. Në degën e komunës së Shtimes, Mensur Neziri po shihet si kandidati favorit për të drejtuar degën e PDK-së.
Neziri është doktor i shkencave pedagogjike, mësimdhënës në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Kadri Zeka” – Gjilan.
Për disa vite ka qenë dhe është pjesë e Ministrisë së Arsimit ku është anëtar i komisioneve/bordeve profesionale vendore dhe asociacioneve ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë.
I njëjti është autor dhe bashkautor i një numri të konsiderueshëm të librave, artikujve, punimeve shkencore e profesionale në vend dhe jashtë vendit.
Rrugëtimi i tij në PDK daton që disa vite ku edhe është anëtar i kryesisë së PDK-së.