75 Mall Live Search
18:38 / E Enjte, 11 Nëntor 2021 / A. M.

Mentor Haziri pas refuzimit nga Festivali i RTSh-së: Më është bërë e padrejtë, ishte e qëllimshme

Këngëtari i njohur shqiptar, Mentor Hazir, ka reaguar ndaj refuzimit që i është bërë nga Festivali i RTSh-së, për pjesëmarrje në këtë festival.

Haziri në Klan Kosova, ka thënë se nuk ka drejtësi në festivalet shqiptare.

“Drejtësia në festivalet e Shqipërisë sidomos në RTSh është e dhunime, s’ka drejtësi”, është shprehur Haziri.

“Mua më ëshëtë bërë e padrejtë”, shtoi ai.

Ai tregoi se kur ka vendosur të bëhej pjesë e këtij festivali dhe si u refuzua. Refuzim të cilin ai e quan si të qëllimshëm.

“Ka qenë fundi i shtatorit atëherë kam apliku, i kam plotësu gjitha kushtet si këngëtar, kënga kërkohet të jetë këngë nga një shqiptar, d.m.th. këngën e kam shkru vetë e kam orkestruar në Irlandë, mund ta orkestrosh ku të duash, vetëm se duhet që autori të jetë shqiptar. Para dy dite, ma kanë konfirmu që s’do të jem pjesë e festivalit, dhe me thanë të drejtën jam befasu, d.m.th. thjeshtë s’ma kanë dhënë mundësinë as me garu dhe kjo ka qenë e qëllimshme sepse mos me të lanë as me garu është diçka që bahet me qëllim”, ka vazhduar Haziri.

Ai foli edhe për reagimin që e ka bërë në rrjetin social Facebook pas refuzimit, duke thënë se nuk ndihet pishman.

“Ka ndodh ndoshta edhe nga mllefi kur e kam përdor fjalën komb shqiptar, kam qenë nën afekt, po asnjë pikë dhe presje nuk e heq për festivalin dhe organizatorët që kanë qenë aty. Janë totalisht kastë e mashtrimeve, d.m.th. gjithçka është e planifikuar”, ka thënë Haziri

Haziri paralajmëroi se sonte do ta publikojë këngën me të cilën ka garuar në këtë festival, që sipas tij ta shoh publiku se a e ka merituar apo jo të ishte pjesëmarrëse e Festivalit të RTSh-së.

“Ajo kangë do të del sot pasdite dhe do ta shihni se a e ka meritu ose jo”, është shprehur ai.

“Kanga bart mesazhin e shpresës. Kur është shkru ajo kangë ka qenë koha e pandemisë ku vdisnin njerëz një nga një dhe kuptimi këngës është që të kemi shpresë dhe të mendojmë për të mirë se gjërat e mira vijnë ngadalë dhe do të bëhet më mirë”, ka vazhduar Haziri.

Ai tha se së shpejti do të sjellë edhe albimin, në të cilin përfshihen këngë nga gjitha trevat shqiptare.

“Puna për albumin ka fillu jemi tu e pritë një buxhet nga Ministria e Kulturës që është aprovu dhe i falënderoj shumë për përkrahjen. Po punoj me orkestrën e Irlandës, e cila do të shkëmbejë përvojën e saj me folklorin shqiptar. Albummi ka me përfshi kangë nga të gjitha trevat shqiptare t’u fillu nga arvanitët, arbëreshët, shkodranët e vuthajt”, ka thënë Haziri.

Ndërkaq tha se albumi me gjasë do të titullohet “Zani”, por që nuk është definitive dhe pritet të përmbajë 12 këngë.