75 Mall Live Search
16:28 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Mentor Mazrekajn mund të shihni përsëri në fushë, kjo skuadër e ka bindur atë!

Njëri nga futbollistët më të mirë në futbollin kosovar që nga paslufta, Mentor Mazrekaj mbetet pa skuadër në futbollin profesionist.

Pas ndarjes me Ferizajin, Mazrekaj nuk ka arritur me asnjë klub tjetër. Por, ish ylli i Partizanit vazhdon të jetë aktiv në futsall.

Mazrekaj ka arritur marrëveshje me skuadrën e quajtur, Rina Market. Të gjithë ata që duan të shohin magjitë e Mazrekajt në futsall, mund të jenë prezent në Superligën e Istogut çdo vikend që luhet në Gurrakoc, konkretisht në fushën e futbollit “El Clasico”.

Në këtë ligë luajnë edhe shumë yje të futbollit e futsallit, gjë që ka bërë që shikueshmëria në “El Clasico” të jetë shumë e madhe./Indeksonline/