08:46 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mentor Mejzini i bashkohet Liburnit

Lojtari i futsallit, Mentor Majzini, i është bashkuar klubit gjakovar Liburni.

Mejzini, i cili për shumë kohë ka mbrojtur ngjyrat e Feniksit nga Drenasi, tani do të djersisë fanellën kuqezi.

Pas Narcis Alibegut dhe Kemajl Gashit, Mentor Mejzini është përforcimi i radhës,i cili vjen në Gjakovë.

Vlen të ceket se Mejzini ka qenë pjesë e Liburnit në “Main Round” të UEFA Futsal Cup 2017/18 në Zagreb të Kroacisë. /IndeksOnline/