75 Mall Live Search
11:07 / E Hënë, 18 Maj 2026 / F.R

Mentor Zejnullahu zgjidhet drejtor i QKUK-së

Mentor Zejnullahu është zgjedhur drejtor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Zejnullahu kishte ushtruar detyrën e drejtorit të QKUK-së që nga gushti i vitit 2025, fillimisht në cilësinë e ushtruesit të detyrës, shkruan Gazeta Shneta.

Në procesin e konkursit për pozitën e drejtorit të QKUK-së, ai ishte kandidati i vetëm, pasi kundërkandidati tjetër nuk kishte marrë pjesë në testin me shkrim.

Sipas rezultateve të publikuara, Zejnullahu kishte fituar 62.5 pikë në testimin me shkrim.

Para se të emërohej ushtrues detyre i drejtorit të QKUK-së, ai kishte mbajtur pozitën e drejtorit të Shërbimeve të Përbashkëta Tekniko-Administrative në këtë institucion.

Në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Zejnullahu kishte pasuar Osman Hajdari, i cili ishte liruar nga detyra në gusht të vitit 2025.