14:22 / E Premte, 05 Janar 2024 / Gj. Sh

Mentor Zhdrella konfirmon interesimin e klubit kroat për futbollistin Elvir Gashijani

Drejtori sportiv i Llapit, Mentor Zhdrella për Indeksonline e konfirmon interesimin e Hajduk Splitit për Elvir Gashijani.

17-vjeçari pati një super gjysmësezon me ekipin nga Podujeva dhe ra në sytë e shumë klubeve në Europë, shkruan Indeksonline

No photo description available.

Përveç skuadrës nga Kroacia, për Gashijanin të interesuar janë edhe skuadra tjera nga Sllovenia.

“Jemi në bisedime, por s’ka asgjë konkrete. Ka interesime edhe nga skuadrat sllovene” ishte përgjigja e Zhdrellës për Indeksonline

Kujtojmë që vlera e Elvir Gashijanit në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 125 mijë euro./Indeksonline/