Mënyra qesharake se si të përballeni me valën e nxehtësisë
Evropa po përballet me temperaturat rekorde këtë javë, pasi një valë e nxehtësisë, po vjen nga Sahara.
Temperaturat kanë arritur deri në 45.9 gradë Celsius në Francë, duke çuar në vdekje dhe dëmtime katastrofike të kulturave.
Megjithatë evropianët edhe pse merren me valën e nxehtësisë në mënyra të ndryshme, ata vazhdojnë të realizojnë fotografi qesharake gjithnjë duke i lidhur me temperaturat rekorde.

Vala e të nxehtit në Evropë bëri që Franca të regjistronte temperaturën e saj më të lartë prej 45.9 gradësh Celcius.


Rekordi i mëparshëm ishte 44.1 gradë Celcius, i regjistruar gjatë valës së të nxehtit të 2003 që i mori jetën mijëra personave. Gjermania, Franca, Polonia dhe Republika Çeke po ashtu kanë regjistruar temperaturat më të larta në histori të qershorit.

