Mënyra se si klubet angleze mund të transferojnë lojtarë edhe pas orës 18:00 është zbuluar tashmë
Afati kalimtar veror tashmë është mbyllur në Premier League, transmeton IndeksOnline.
Marrëveshjet më të mëdha ishin në repartin e portës, ku Liverpooli transferoi Alissonin për një shumë rekorde prej 67 milionë funte.
Megjithatë, rekordin në fjalë e theu Chelsea dje duke e transferuar Kepa Arrizabalagan për 71 milionë funte nga Athletic Bilbao.
Thibaut Courtois, nga ana tjetër, iu bashkua Real Madridit nga Chelsea për 35 milionë funte.
Në këtë afat, Fulhami dhe Wolves ishin mjaft të zëna duke përforcuar skuadrat e tyre pas rikthimit në Premier Leagues.
Fulhami befasoi opinionin duke e transferuar Jean-Michael Seri derisa Nuno Espirito Santo te WOlves transferoi Leander Dendonker sot.
Klubet kanë punuar shumë për të arritur marrëveshje të reja para orës 18:00, megjithatë disa marrëveshje mund të finalizohen edhe pas mbylljes së afatit.
Si është e mundur kjo? Me siguri jeni të interesuar ta dini këtë.
Klubet janë të lejuara t’i kompletojnë marrëveshjen edhe pas orës 18:00 nëse marrëveshjet janë të nënshkruara nga palët.
Ky dokument merr më shumë kohë që të kompletohet nëse marrëveshja është arritur në minutën e fundit të afatit kalimtar.
Pra, pasi që afati kalimtar veror në Angli është mbyllur para pak minutash, nëse klubi mund ta dëshmojë se ka arritur marrëveshje për kushtet personale me lojtarin para orës 18:00, atëherë klubi në fjalë ka kohë edhe dy orë për t’i përfunduar procedurat tjera./IndeksOnline/