75 Mall Live Search
23:53 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Mënyra se si ushqeheni dhe sa hani kur jeni fëmijë përcakton se si do plakeni

Një studim i ri tregon se sa hani në fëmijëri mund të përcaktoj plakjen tuaj.

Hulumtuesit e kolegjit të mjekësisë ‘Baylor’ gjatë një eksperimenti me minj kanë gjetur se ata të cilët janë mbi ushqyer si fëmijë kanë treguar ndryshime gjenetike që janë tu lidhura me plakjen e parakohshme, në krahasim me ata të cilët janë ushqyer me masë të duhur.

Ndryshime të ngjashme ndodhin edhe të njerëzit të cilët kanë zhvilluar tipin e dyte të diabetit dhe disa studime sugjerojnë se mund të parashikojnë fillimin e sëmundjeve, raporton “Daily Mail”.

Me rritjen e obesitetit, autorët e studimit besojnë se puna e tyre demonstron se si mbi ushqyerja , madje edhe në ditët e para të jetës, mund të qoj deri te fitimi i peshës, dhe nga ana tjetër një rënie e shëndetit më herët në jetë.

Të sigurohemi se një i porsalindur është i ushqyer mirë, mbetet prioritet tek të gjithë fëmijët,

Është shumë e rrallë që një fëmijë të tej ushqehet, por është e mundur dhe ky studim i ri sugjerojnë se ka një ndikim.

Studimet e njerëzve me tip të dytë të diabetit, për të cilët obesiteti është një faktori i madh rreziku, kanë identifikuar ndryshime epigjenetike që nuk shihen tek njerëzit të cilët nuk e kanë këtë sëmundje. Qelizat të cilat quhen ‘islets’ në pankreas nuk funksionojnë në mënyrë të duhur tek njerëzit me diabet, pa marr parasysh a kanë tipin 2 apo 2.

Të dy tipat janë të rrezikshme, mirëpo tipi 1 i diabetit – ndryshe i quajtur ‘juvenile diabetes’ – zhvillohet veçanërisht tek fëmijët dhe adoleshentët të cilët tejet ushqehen, si dhe në plakjen e parakohshme, deklarojnë shkencëtarët.