10:14 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / V R

Mënyra si flini me partnerin tregon si është marrëdhënia juaj

Çdo gjë që ne bëjmë e ka një shpjegim.

Ndoshta edhe gjërat më të vogla që ne as që na shkojnë në mendje e kanë një shpjegim. Ndoshta nuk e kishit menduar më parë por edhe mënyra si ju flni tregon diçka.

Sot ne do të analizojmë sesi ju flini me partnerin/partneren tuaj sepse mënyra sesi ju flini tregon edhe si është marrëdhënia juaj me ata.

Të përqafuar
Ky pozicion ka tendencë të ndodhë nëse çifti sapo ka filluar të njihen së bashku ose kanë qenë për një periudhë kohe larg njëri-tjetrit. Pozicioni është gjithashtu popullor në mesin e çifteve të martuara nëse jeta e tyre familjare është ende e pasionuar dhe e mbushur me butësi dhe dashuri.

“Duke dialoguar”
Ky qëndrim është shumë i zakonshëm në mesin e atyre partnerëve që mbajnë një lidhje të fortë mes njëri-tjetrit, por ende duhet të kalojnë më shumë kohë së bashku dhe të komunikojnë më shpesh.

Kur njëri mbështet kokën në krahërorin e tjetrit
Të dy partnerët flenë në shpinë. Ky çift ka kimi të madhe, por ndonjëherë njëri prej tyre e do më shumë tjetrin dhe mundohet që të marrë sa më shumë dashuri nga ai/ajo.

Pozicioni romantik
Ky pozicion është shumë i ngjashëm me atë të mëparshmin, megjithëse është shumë më intim. Kjo është shumë e zakonshme mes çifteve që nuk kanë frikë të tregojnë vazhdimisht ndjenjat e tyre. Ata janë shumë të butë dhe kujdesen shumë për njëri-tjetrin.

Të kthyer me shpinë por të bashkuar
Këto çifte zakonisht janë shumë të lumtur dhe gëzojnë marrëdhëniet e tyre me të vërtetë. Pozita reflekton respektin reciprok të hapësirës personale. Dhe mbështetja e tyre prekëse janë më shumë dëshmi se është shumë e rëndësishme për ta të ndiejnë praninë e partnerit të tyre aty pranë.