07:35 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

Mënyra të thjeshta për të çliruar nga migrena në mënyrë natyrale

Kur ke  migrenë, mund të mos dëshirosh të bësh asgjë, përveçse të mbyllësh veten në dhomën e gjumit, të fikësh dritën dhe të përpiqesh të flesh.

Edhe pse ka ilaçe që mund të ndihmojnë me dhembjen, mund të provoni disa nga këto mënyra të thjeshta për të lehtësuar migrenën në mënyrë natyrale.

Përdor akull

Akulli ndihmon të mpijë dhimbjen. Kur enët e gjakut janë të përflakur, si në rastin e një migrenë, një paketë akulli ndihmon në uljen e inflamacionit. Prandaj, ju do të gjeni lehtësim nëse aplikoni kompresim të ftohtë kur migrena është aktive.    Nëse  nuk keni paketa akull të gatshme për përdorim, mund të vendosni akullin në një qese plastike të mbyllur që është pjesërisht e mbushur me ujë të ftohtë. Mbulo këtë me një peshqir të lagur para se të vësh mbi kokën tënde. Le të qëndrojë për të paktën 15 minuta.

Një filxhan qaj me xhenxhefil

Sipas studimeve të viteve të fundit xhenxhefili është mjaftë efektiv në uljen e dhimbjes nga migrena. Xhenxhefili i freskët duket se punon  më mirë se medikamentet e zakonshme kundër migrenës. Disa njerëz madje hanë xhenxhefil të papërpunuara për të marrë maksimumin nga përfitimet e saj medicinale.

Përdor vaj Livando

Hulumtimet tregojnë se vaji esencial i livandës është një trajtim efektiv dhe i sigurt për dhimbje koke të migrenës. Nga 129 pjesëmarrës në një studim të publikuar në Neurologji Europian, 92 raportuan se vaji i livandës ndihmonte kur ata kishin sulme të mirenës.

 Pini shumë ujë

Dehidrimi shkakton migrenë  dhe dhimbje koke, sipas një studimi të publikuar në Manualin e Neurologjisë Klinike. Pirja e një gote të madhe me ujë mund të lehtësojë migrenën  pas 30 deri në 120 minuta. Pini sasi të rregullt të ujit çdo ditë. Ju gjithashtu mund të hidratoni trupin tuaj duke ngrënë ushqime që kanë përmbajtje të lartë të ujit, si shalqi, kastravec, supa, lakra dhe grejpfrut.

Pratiko Yoga

Të bësh Yoga adreson shumë aspekte të shëndetit. Është për lehtësimin e stresit, fleksibilitetin e trupit, paqen e brendshme dhe për të inkurajuar të menduarit pozitiv. Njerëzit me migrenë të shpeshtë gjithashtu zbulojnë se kanë më pak sulme nëse praktikojnë Yoga rregullisht, sipas International Journal of Yoga.