16:30 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mënyrat si t’ia dilni mbanë nëse jeni në lidhje me mashkullin Akrep

Nëse bashkëshorti juaj ka lindur në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit, tashmë e dini që jeni martuar me një person me karakter të fortë dhe emocional, kjo sepse i përket shenjës së akrepit. Këta të fundit njihen për energjinë e tyre dhe sesi me një ngritje vetullash mund të ndryshojnë krejtësisht atmosferën në një ambient. Si partnerë, ata priren të jenë të përkushtuar, por fitimi dhe mbajtja e besimit të tyre mund të jetë një sfidë. Këtu janë disa këshilla se si mund të mbani gjallë një lidhje me një akrep.

Akrepi zakonisht është introvert ndaj mos bëni çmos për ta çuar nga kolltuku i rehatshëm për të shkuar në një festë. Bëni mirë ta shihni këtë anë të karakterit të akrepëve si pozitive sepse në këtë mënyrë ju do të keni më shumë kohë për të kaluar si çift. Ata pëlqejnë bisedat e thella dhe jo argëtimet sipërfaqësore.

Shkruajini një letër dashurie herë pas here

Nëse fitoni besimin e akrepit (i cili do shumë kohë) dijeni se e keni fituar përjetë. Por duke qenë një shenjë introverte që nuk shprehet shumë, është detyra juaj t’ia bëni të ditur sesa e gjallë është dashuria juaj. Akrepët priren të jenë të ndershëm dhe nëse është një lidhje e sinqertë ju keni përkushtimin e tyre pa më të voglin dyshim.

Jini të durueshëm

Akrepi është një shenjë që karakterizohet nga luhatjet e humorit dhe ju duhet të tregoni durim me ta. Jepuni kohë për t’u qetësuar sepse nëse do i provokoni më keq, do të dilni ju të humburit.