75 Mall Live Search
11:56 / E Premte, 10 Maj 2024 / L K

“Merakli i xhamive dhe kishave”, arrestohet hajni, që vidhte në objekte fetare në Gjilan

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i hetimeve të Stacionit policor Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta hetimore ka arritur që më 09.05.2024 të arrestonte një të dyshuar kosovar shqiptar A.K. (2001)

Arrestimi i të dyshuarit nga hetuesit policorë është bërë pasi që janë gjetur prova të arsyeshme  se i dyshuari në kohë të ndryshme dyshohet se  ka kryer  vjedhje në disa objekte  objekt fetar në rajonin  e Gjilanit dhe më gjerë.

Ne stacionin policore në Gjilan në prezencë të avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare i njëjti është intervistuar ku  i janë ofruar dëshmi dhe video incizime, ku dyshohet se ai është i involvuar në këto raste të vjedhjeve nëpër këto objekte fetare :

1. Rasti i vjedhjes se xhamisë në (Në fshatin Pidiq)

2. Rasti i vjedhjes se xhamisë  (Në Gjilan,rruga Arberia )

3. Rasti i vjedhjes se xhamisë (Ne Gjilan, rruga Fadil Jakupi)

4. 3. Rasti i vjedhjes se xhamisë  (Në FshatinZheger)

5.  Rasti i vjedhjes se xhamisë  (Në  Fshatin Miresh)

6.Rasti i vjedhjes se Kishës ne fshatin Kllokot.

Pas intervistimit dyshohet se i dyshuari është i involvuar edhe në dy rastet të tjera të vjedhjeve të rënda nëpër shtëpi private. Hetimet rreth këtyre janë në vazhdim e sipër nga hetues policor në Gjilan dhe Prokurori i shtetit. Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan , i dyshuari është ndalur ne mbajtje për 48 orë Rasti me Kallëzim penal dërgohet ne Pth Gjilan .