75 Mall Live Search
20:10 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mercedes 560 SEL me vetëm 46 kilometra të kaluara, në shitje për 150,000 euro

Ende nuk është shpikur një aparat makinash kohore, kështu që nëse doni të riktheni vitet 1980, një markë e re 1986 Mercedes 560 SEL që është në shitje, është ndoshta gjëja më e mirë.

Postuar në Mobile.de, njoftimi thotë se makina 33-vjeçare nuk ka qenë kurrë në rrugë dhe odometri tregon vetëm 46 kilometra – ato me të cilat vinte nga fabrika. Nëse kjo nuk ju bën përshtypje, makina kurrë nuk është regjistruar, kështu që, teknikisht është krejtësisht e re.

Në listë nuk përmendet pse makina asnjëherë nuk ishte regjistruar, por thotë se modeli ishte “gjithmonë i mirëmbajtur”. Kjo është e dukshme në foto, pasi automjeti duket i papërlyer në mbi tre dekada, transmeton IndeksOnline.

Kjo do të thuhet, nuk është e përsosur, pasi duket se ka disa të meta bojërash të vogla dhe njollosje në kabinë. Sidoqoftë, ulëset duken sikur mos të ishte ulur askush dhe brendësia ka ende mbulesa plastike si dhe etiketa që shpjegojnë funksionet e kontrollit.

Njoftimi nuk hyn në shumë specifika, por thotë se makina ka një të ngjyrë jashtme Astral Silver dhe një kabinë prej lëkure Burgundy dhe gjithashtu është e pajisur me dritare dhe bravë elektrike, e gjëra tjera të “shkollës së vjetër”. Mund të shohim gjithashtu një frigorifer dhe një shumëllojshmëri të dokumentacionit origjinal.

Fuqia sigurohet nga një 5.5 litërsh V8 që është i bashkuar me një transmision automatik me katër shpejtësi. Motori zhvillon 295 kuajfuqi, i cili mundëson që Merci i madh të përshpejtojë nga 0-100 km/orë në 6.9 sekonda.

Meqenëse është e vështirë të dihet se sa vlejnë automjete si këto tani, shitësi hyri në një çmim prej 150,000 € e që është çmimi fillestar i blerjes i automjetit i konvertuar në kurset e këmbimit të sotëm. Shitësi e pranoi hapur këtë dhe theksoi “Mund të jetë e vështirë të caktosh një vlerë” kësaj makine. /IndeksOnline/