Mercedes-AMG bashkëpunon me rok-grupin Linkin Park rreth zhurmës së veturave
Një nga pikëpyetjet rreth veturave elektrike në të ardhmen është se çfarë zhurme do të lëshojnë ato.
Zëri i veturës është një nga gjërat thelbësore për shumë shoferë dhe Mercedes-AMG dëshiron që të përkujdeset në këtë aspekt.
Për t’u siguruar që veturat elektrike të tyre të tingëllojnë mirë, Mercedes-AMG është bashkuar me rok-grupin Linkin Park.
Mercedes i ka kërkuar rok-grupit mendimin e tyre se si një veturë elektrike duhet të tingëlloj.
Linkin Park nuk janë të vetmit që Mercedes-AMG po punon që veturat e tyre të tingëllojnë mirë në të ardhmen. Shefi i Mercedes-AMG, Tobias Moers, thotë se kompania po punon me disa ekspertë në industri të ndryshme.
Ende nuk është e qartë saktësisht se si rok-grupi do të ndikoj në zhurmën e një autometi. Moers thotë se Linkin Park do të jetë pjesë e një projekti të madh me kompani tjera audio. /IndeksOnline/