75 Mall Live Search
15:42 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / B O

Mercedes-AMG “gatuan” një kombinim që sjell mbi 800 kuajfuqi

Përveç njoftimit të modeleve të reja të gjitha elektrike, Mercedes-AMG ka dhënë detaje në lidhje me motorët hibridë me performancë të lartë që është duke zhvilluar.

Prodhuesi gjerman i automobilave po zhvillon motorët hibridë që përdorin motorë me katër dhe tetë cilindra, duke i çiftuar me një motor elektrik sinkron, një bateri me performancë të lartë dhe me të gjitha rrotat AMG Performance 4MATIC plotësisht të ndryshueshme, shkruan IndeksOnline.

Modelet e reja, pjesë e asaj që AMG i quan strategjia e “e-performancës”, janë të bazuara në modelin ekzistues 4.0-litërsh dhe në versionin e ri 2.0-litërsh benzinë.

Të dy modelet, M177 dhe M139 vijnë me marshe me nëntë shpejtësi. Në një proces elektrifikimi, motori me djegie i AMG-së kombinohet me një motor elektrik të integruar në pjesën e pasme të veturës.

Me versionet e reja të kombinimeve, një nga modelet më të fuqishme pritet të ketë 804 kuajfuqi, mjaftueshëm për të arritur përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë për vetëm 3 sekonda.

Ndërsa një model tjetër do të vijë me 443 kuajfuqi. Versione do të ketë edhe me mbi 400 kuajfuqi. Ende s’dihen emrat e saktë të modeleve të reja që pritet të lansohen në treg më 2022. /IndeksOnline/