75 Mall Live Search
21:22 / E Shtunë, 22 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mercedes-AMG GT R garon ‘rikferc’ kundër Renault Twizy

Kur mendoni për një makinë si Renault Twizy, ajo që u vjen menjëherë automjet prej loje sesa prej së vërtetë, jo më të fitojë një garë përballë Mercedes-AMG GT R.

Ky i fundit as që do të vinte në dyshim prestigjin e tij përballë Twizy në vijë të drejtë, e as që dikush do të mendohen se Renaulti do të fitonte.

Por në këtë garë Mercedesi garon me marshin prapa dhe këtu gjërat bëhen serioze.

Mercedes-AMG GT R ka motor me 577 kuaj fuqi dhe mund të arrijë deri në 320 km/h por me marshin mrapa maksimumi është 61 km/h.

Ndërsa Twizy ka vetëm 17 kuaj fuqi dhe mund të arrijë shpejtësi maksimale 80km/h. Si do të shkojë gara? Ndiqni videon.