Mercedes-AMG S63 dhe BMW M760i kokë më kokë
Mercedes-AMG S63 dhe BMW M760i të paraqitura në këtë video hynë në kategorinë e makinave luksoze dhe kjo është e vetmja e përbashkët që kanë.
Makina e prodhuar nga Daimler ka vetëm dy gomat e pasme aktive ndërsa modeli Bavarez është i pajisur me teknologjinë e katër gomave aktive, xDrive.
Pse nuk është i disponueshëm një model 4Matic i Mercedes S63? Sepse në Britani nuk shitet ky model.
S63 ka një motor V8 ndërsa 760i V12. Një tjetër pyetje është pse në këtë video nuk është paraqitur një model S65 me 12 cilindra? Sipas Carwow nuk ishte i disponueshëm për ta.
Duke parë karakteristikat e makinave, shohim se BMW peshon 200 kilogram më shumë.
Gjatë garës M760i ka një avantazh falë sistemit xDrive me katër gomat aktive duke mbyllur ¼ miljes në 11.3 sekonda ndërsa Mercedes 11.5 sekonda.
Historia ndryshon në një garë e cila nis nga 80 km/h sepse avantazhi i xDrive i BMW humbet. Në fillim makinat janë kokë më kokë por më pas Mercedes shkëputet.
Gjatë testimit të distancës së frenimit, makina thuajse ndalen njëlloj por fitorja shkon për BMW e cila peshon më tepër. Rezultati? 2-1 për BMW.