75 Mall Live Search
18:08 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Mercedes-Benz u kërkon falje kinezëve për një citat të Dalai Lama’s

Mercedes-Benz u ka kërkuar falje popullit kinez rreth një postimi në mediat sociale, ku ata publikan një citat të Dalai Lamas.

Divizioni luksoz i markës Daimler publikoi një postim në Instagram, ku shfaqet makina e tyre së bashku me një citat nga lideri shpirtëror tibetian, shkruan IndeksOnline.

Duke njohur dëmet e marrëdhënieve me publikun që mund vijnë kur ngritën tema të prekura, kompania ka kërkuar faljet e saj më të sinqerta.

Mercedes ka publikuar imazh të një skenë plazhi me një coupe të bardhë, se bashku me citatin: “Shikoni situatat nga të gjitha këndet dhe do të bëheni më i hapur” .

Dalai Lama u largua nga Tibeti pas një kryengritje të dështuar më 1959. Fituesi i Cmimi Nobel për Paqe shihet si një “separatist anti-Kinë” nga qeveria në Pekin.

“Ne do të ndërmarrim menjëherë hapa për të kuptuar më shumë rreth kulturës dhe vlerave kineze, përfshirë stafin tonë ndërkombëtar, për të ndihmuar në standarnizimin e veprimeve tona për të siguruar që kjo gjë të mos ndodhë më” , ishte deklarata e kompanisë gjermane. /IndeksOnline/