17:03 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

Mercedes bindshëm në Francë, zhgënjen Vettel

Mercedes Benz ka triumfuar edhe në Çmimin e Madh të Francës në cirkuitin e “Paul Ricard”.

Leëis Hamilton doli i pari në këtë garë duke lënë mbrapa shokun e skuadrës, Valteri Botas.

Në vendin e tretë u rendit piloti i ri i Ferrarit, Leclerc, shkruan Indeksonline.

Verstappen doli i katërti derisa Sebastin Vettel dështoi duke përfunduar në vendin e pestë.

Gara e radhës zhvillohet javën tjetër dhe Austria është nikoqir. /IndeksOnline/