Mercedes i pakapshëm, Hamilton “pole” në Francë, Ferrari zhgënjen sërish
Lewis Hamilton me Mercedes ka siguruar “pole position” në pistën e Le Castellet, ku ditën e diel (starti ora 15:10) do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Francës në Formula 1. Piloti britanik dha kohën rekord të pistës, 1’28”319, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Valtteri Bottas.
BREAKING: @LewisHamilton takes pole position in France, ahead of @ValtteriBottas and @Charles_Leclerc ⏱️#F1 #FrenchGP ?? pic.twitter.com/mRwpZxVb8r
— Formula 1 (@F1) June 22, 2019
Një paraqitje e shkëlqyer e makinës gjermane, e pakapshme nga Ferrari si në provat e lira ashtu dhe ato zyrtare. Në vendin e tretë u rendit makina “kokëkuqe” e Charles Leclerc, por që ishte më shumë se 6 të dhjetat i avashtë. Vetëm i shtati Sebastian Vettel me makinën tjetër Ferrari, gati 1.5 sekonda më i avashtë se Hamilton.

Duket se gara e nesërme do të jetë një duel vetëm mes dy pilotëve të Mercedes, shumë më të shpejtë se rivalët. Në vendin e katërt doli makina Red Bull e Max Verstappen, por 1 sekondë më e avashtë. Më mirë se Vettel u paraqitën edhe dy makinat McLaren, në vendet 5-6 me Lando Norris dhe Carlos Sainz.