75 Mall Live Search
17:15 / E Diele, 06 Janar 2019 / indeksADMonline

Mercedes ju tregon se si të depërtoni ujin me një G-Class

Gjenerata e fundit e G-Class mund të jetë versioni më luksoz, megjithatë marka Mercedes është e vendosur të tregojë rrënjët e saj.

Në videon më të fundit të Merecedes-Benz, përshkruhen tre hapat se si të bëni SUV-in G-Class 120,000 dollarësh të çajë përmes ujit.

Fillimisht ju duhet të masni thellësinë e ujit, duke qenë se kapaciteti i thellësisë që përballon makina G-Wagen është 70 centimetër.

Meqë nuk keni mjetet për të matur saktësisht thellësinë, jepni supozimin tuaj dhe shpresoni për më të mirën.

Më pas ju duhet të hyni në ujë ngadalë dhe në mënyrë të njëtrajtshme, me një shpejtësi maksimale prej 10 km/h.

Nuk duhet në asnjë mënyrë të ndaloni makinën duke qenë se dallga mund të kapë makinën nga prapa.

Në fund, frenat do të lagen pas kësaj prove të rëndë. Prandaj sigurohuni që të thani ato duke shtypur frenat lehtë disa herë rresht.

Kjo praktikë do të thajë frenat dhe do të risjellë funksionimin e tyre.

Pra kjo është rruga që mund të ndiqni që të depërtoni ujin me makinën G-Class.

Ajo mund të cilësohet si SUV-i më luksoz por me bëmat e saj jo-luksoze, ADN-ja e saj si makinë e të gjithë terreneve është e ngulitur thellë.