11:51 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / C E

Mercedes po e studion Manchesterin për të mos u bërë si ta

Manchester United ka bërë një start shumë të dobët në Premierligë me dy humbje në dy ndeshjet e para.

Përveç kësaj, Djajtë e Kuq kanë edhe probleme tjera me theks të veçantë ai me Cristiano Ronaldon.

Ndërkohë, shefi i ekipit të Mercedes Benz në Formula 1, Toto Wolf ka deklaruar se po analizon situaten dhe dështimet e Manchester United, në mënyrë që skuadra që ai drejton të mos i bëjë gabimet e njejta dhe të qëndrojnë gjithmonë në mesin e makinave më të shpejta në Formula 1.

United nuk po e gjen veten edhe pas ndryshimeve në stafin teknik. /IndeksOnline/