Mercedes shpjegon si duhet ta vozisni G-Class e re nëpër baltë
G-Class e re është e gatshmë të trajtoj cdo terren që ekziston.
G-Class është e gjitha e re dhe shumë luksoze për vitin 2019, por Mercedes nuk ka harruar rrënjët e këtij modeli që daton nga viti 1970.

Për ata që planifikojnë të provojnë G-Class e tyre në rrugë më të vështira, Mercedes ka lëshuar një video-tutorial që shpjegon si t’i përballoni terrenet me baltë.
Versioni G-Class i paraqitur në video është një G500 i pajisur me goma të të gjitha terreneve dhe është vozitur nga Jessi Combs, e njohur si “gruaja më e shpejtë në katër rrota”. /IndeksOnline/