18:39 / E Hënë, 14 Gusht 2023 / AR

Merdare/ Fluks i madh në dalje, raportohet për pritje disa orëshe (video)

Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata në dalje të Kosovës, në pikën kufitare Merdare.

Atje pritjet vijojnë deri në 4-5 orë, thonë disa qytetarë për Indeksonline.

Fluksin e madh të automjeteve e dëshmojnë edhe pamjet e mëposhtme:

Ndërsa, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritje në dalje ka edhe në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë.