Merdare/ Rreth 1 km kolona e gjatë në dalje

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se aktualisht kolona në Mendar është rreth 900 metra e gjatë në dalje, transmeton IndeksOnline.
Bashkatdhetarët që ishin për pushime në Kosovë kanë nisur kthimin në vendet e Evropës, ndërsa përveç Merdarit ata po shfrytëzojnë edhe pikën e kalimit kufitar te Dheu i Bardhë dhe atë të Muçibabës.
Te Dheu i Bardhë pritja për të dalë jashtë Kosovës është 30 minuta. Po aq është edhe në pikën tjetër të Muçibabës./IndeksOnline/
