Merdari – pika më e ngarkuar kufitare, përditësohen të dhënat

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi pritjet në pikëkalimet kufitare.
Pika më e ngarkuar kufitare është Merdari, shkruan IndeksOnline.
Teksa nuk është bërë e ditur sa e gjatë është kolona, për hyrje në Merdar pritjet janë 5 deri në 10 minuta, ndërkaq në dalje të saj janë 10-20 minuta.
Pikat e tjera janë më pak të ngarkuara, ku pritjet janë 1 deri në 5 minuta.
Të dhënat e fundit u përditësuan në orën 06:28./IndeksOnline/
