75 Mall Live Search
19:09 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

‘Mërdhihen’ qeveritë shqiptare, ministri i Ramës: S’ka vend në spitalin e Korçës (Video/Foto)

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë mbajtur mbledhjen e 4-të të përbashkët në qytetin e Korçës.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje, që rezultoi me një sërë marrëveshjesh mes dy palëve, dy përfaqësuesit e qeverive shfrytëzuan rastin ta bëjnë edhe një foto të përbashkët në sheshin “Ismail Qemajli”, raporton Indeksonline.

Në videon e mëposhtme shihet se si kryeministri Rama dhe disa ministra ‘mërdhihen’ nga i ftohti që po mbretëron në këtë qytet.

Madje, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në shaka tha se mediat duhet të nguten më shpejt në shkrepjen e fotografive, përndryshe nuk do të ketë vend në spital, raporton Indeksonline.

“Më shpejt se na murët në qafë. S’ka shumë dhoma spitali i Korçës”, ka thënë ai. /Indeksonline/Alban Muhaxheri/