75 Mall Live Search
16:56 / E Martë, 11 Janar 2022 / OSH

Merdiana Leci, oficerja e parë ndërlidhëse kosovare në Departamentin Amerikan të Shtetit

Merdiana Leci, është kosovarja e cila do të shërbejë në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ajo do të jetë e para që do ta ushtrojë funksionin e diplomates ndërlidhëse në këtë institucion.

Kanë qenë Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla dhe Ambasadori i ri i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier që e kanë takuar Lecin.

“Diskutim produktiv me ministren e Jashtme Donika Gërvalla dhe inspirues takimi me Merdiana Lecin, diplomaten e parë nga Kosova e cila do të shërbejë si oficere ndërlidhëse në Departamentin Amerikan në Uashington”, ka shkruar Hovenier në llogarinë e tij në Twitter.

“Ky program do të forcojë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në mes të SHBA-së dhe Kosovës në prioritetet e përbashkëta në politikën e jashtme”.

E lumtur për suksesin e Lecit është shprehur ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe se kur puna e ndershme sjellë frytet e saj!”, ka shkruar ajo.

“E lumtur që po shohim diplomaten e shkëlqyer të Ministrisë së Jashtme të Kosovës që në vitin e kaluar ia besuam detyrën e shërbimit në Ambasadën e Kosovës në SHBA, Meridiana Leci, të jetë përfaqësuesja e parë e Kosovës në Departamentin Amerikan të Shtetit”.