75 Mall Live Search
12:27 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2024 / FR

Mërgata gati për të mbështetur kandidatin e tyre

Para fushata elektorale në Kosovë sa po vjen e po bëhet më e fortë, pasi 9 shkurti duket se ka nxitur mërgatën kosovare që të hedhin edha ata votën për kandidatët e tyre të preferuar.

Këtë herë zëri i diasporës nga radhët e LDK-së, Mustaf Abazi ka falënderuar bashkatdhetarët tanë të cilët janë më të vendosur se kurrë për ndryshim.

“Zgjedhjet e 9 shkurtit janë një moment i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës, dhe angazhimi juaj i sinqertë tregon se mërgata është gjithmonë në krye kur vendi ka nevojë. Vigjilenca juaj dhe përkushtimi juaj janë frymëzim për të gjithë.
Ju jeni zëri i shpresës, i progresit dhe i ndryshimit pozitiv. Së bashku, mund të ndërtojmë një Kosovë më të mirë për të gjithë”, shkruan Abazi.

Kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Mustaf Abazi,  është takuar me bashkqytetarët e tij në Llap.

Abazi gjatë takimeve me qytetarët e Llapit ka biseduar për sfidat që i presin. Abazi po ashtu ka thënë se llapjanët kanë dëshmuar gjithmonë se janë shtyllë e rëndësishme e kombit tonë dhe se është i përkushtuar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të përfaqësohet me dinjitet.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me qytetarët e Llapit, njerëz punëtorë, me zemër të madhe dhe plot vullnet për ta bërë ndryshimin. Biseduam për sfidat që na presin, për mundësitë që duhen shfrytëzuar dhe për bashkimin që duhet të jetë themeli i çdo iniciative. Llapjanët kanë dëshmuar gjithmonë se janë shtyllë e rëndësishme e kombit tonë, dhe unë jam i përkushtuar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të përfaqësohet me dinjitet. Së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, për familjet tona dhe për gjithë Kosovën. Bashkimi ynë është forca jonë”, ka thënë Abazi.

Abazi po ashtu është takuar dhe me miq të tjerë ndër të cilët dhe me Ibrahim Sfarqen, të cilët kanë shprehur mbështetje të fuqishme për kandidaturën e Abazit për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Abazi ka thënë se kjo përkrahje i jep energji dhe vendosmëri, për të vazhduar rrugën drejt një vizioni të qartë.

“Pata nderin të takohem me Ibrahim Sfarqen dhe miq të nderuar, të cilët shprehën mbështetje të fuqishme për kandidaturën time si deputet në Kuvendin e Kosovës. Kjo përkrahje më jep energjinë dhe vendosmërinë për të vazhduar rrugën time drejt një vizioni të qartë: një Kosovë të fortë, të drejtë dhe me mundësi për të gjithë. Ky është momenti për të bashkuar forcat dhe për të punuar së bashku për një të ardhme më të mirë. Rruga është sfiduese, por me mbështetjen tuaj gjithçka është e mundur”, ka thënë Abazi.