75 Mall Live Search
13:05 / E Premte, 05 Shtator 2025 / S Z

Mërgata shqiptare në Gjenevë i jep mbështetje të madhe Arbër Ismajlit

Nënkryetari i LDK-së dhe ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me kandidatin për kryetar të Gjilanit Arbër Ismaili, kanë qëndruar në Gjenevë, ku  janë takuar me bashkëatdhetarët atje.

Haziri ka falënderuar mërgimtarët në Zvicër, për  pritjen e ngrohtë, duke theksuar përkushtimin dhe besnikërinë e tyre, ndaj vlerave rugoviane dhe vizionit të LDK-së.

“Faleminderit nëndegës së LDK-së në Gjenevë, Naserit, Agimit, Dritonit dhe të gjithë bashkëveprimtarëve, për pritjen kaq të ngrohtë dhe motivuese”, tha Haziri, duke vlerësuar lart angazhimin e strukturave të LDK-së në diasporë.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohje të veçantë për familjen e Besnik dhe Hatixhe Benz në Gjenevë.

“Faleminderit familjes së Besnik e Hatixhe Benz në Gjenevë, për krejt dashninë e mbështetjen për rugovizmin e Kosovën. Ia dhanë atdheut mundin, dijen e djersën. Gjilanit ia dhanë krejt dashninë”, ka thënë Haziri.

Pjesëmarrja e madhe e bashkatdhetarëve në tubim dhe përkrahja e fuqishme për Arbër Ismajlin dhe listën  e LDK113 u cilësuan jashtëzakonisht frymëzuese nga Haziri.

“Pjesëmarrja e bashkëpatriotëve dhe mbështetja kaq masive për Arbërin dhe listën e #LDK113, ishte tejet frymëzuese”, ka shkruar Haziri në Facebook..