75 Mall Live Search
15:02 / E Enjte, 25 Mars 2021 / Blerim

Mërgim Berisha bëri paraqitje fantastike mbrëmë, ‘theu’ shtyllën me një goditje

Mërgim Berisha ka bërë një paraqitje fantastike në fitoren e Kombëtares së Gjermanisë në grupmoshat U21.

Gjermania mposht 3 me 0 Ekipin kombëtar të Hungarisë, shkruan IndeksOnline

Për ekipin gjerman luajti edhe kosovari, Mërgim Berisha.

Berisha pati një mundësi të mirë në minutën e 72-të, ku goditi shtyllën.

Gjithashtu edhe goli i parë i gjermanëve erdhi me ndihmën e sulmuesit të RB Salzburgu.

Kujtojmë se Kosova ende ka mundësi t’ia rrëmbejë Gjermanisë Mërgimin, megjithatë duket se ky i fundit vështirë se do t’u thotë “PO” “Dardanëve”./IndeksOnline/