75 Mall Live Search
19:33 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / Blerim

Mërgim Berisha është gati për Gjermaninë U21

Sulmuesi i Salzburgut, Mërgim Berisha është rikthyer te Kombëtarja e Gjermanisë U21, pas ndeshjeve me skuadrën e tij.

Gjermania U21 do të takohet me Uellsin U21 në takimin për t’u kualifikuar në “Euro 21”, duel ky që zhvillohet me datën 17 nëntor, shkruan IndeksOnline

Sulmuesi kosovar, përmes një postimi në “Facebook” e ka bërë të ditur rikthimin e tij te Kombëtarja gjermane.

Për Berishën, flitej se do të ishte një prurje e mirë për Kosovën, por gjërat nuk duken se shkojnë në drejtimin e duhur.