75 Mall Live Search
18:58 / E Shtunë, 11 Maj 2024 / Gj. Sh

Mergim Berisha feston ditëlindjen në krah të bashkëshortes, ky është urimi romantik i saj

Futbollisti shqiptar, Mergim Berisha ka festuar sot ditëlindjen e tij.

Sulmuesi ka mbushur 26 vjeç.

Urimet për ditëlindjen e tij nuk kanë munguar. E në sy bie urimi i bashkëshortes së tij, Edonës, e cila kohën e fundit u përmend shumë në mediat shqiptare.

‘’Gëzuar ditëlindjen dashurisë time, burrit, shokut dhe shpirtit tim për gjithë jetën. Ti je njeriu më bujar, më qesharak, më i kujdesshëm që unë njoh. Jam e lumtur që do ta ndajë jetën time me ty. TE DUA’’, ka qene urimi i Edonës krahas shumë fotove dhe festës së organizuar

Çifti u martuan rreth një viti më parë dhe gëzojnë një jetë të lumtur së bashku. /IndeksOnline/

Më poshtë postimi: