Mergim Berisha me super asistim në fitoren e Gjermanisë
Gjermania U21 ka mposhtur Bosnjën me rezultat 0-2 në ndeshjen e kualifikueseve për Europianin e të rinjve.
Në këtë fitore kontribuoi futbollisti me prejardhje nga Kosova, Mergim Berisha.
Ai bëri një asist shumë të bukur në golin e shënuar nga Lukas Nmecha në minutën e 79-të.
Berisha kishte vetëm dy minuta që ishte inkuadruar në lojë. /IndeksOnline/