75 Mall Live Search
09:40 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / G T

Mërgim Berisha në Bundesliga 2, i bashkohet portierit shqiptar

Futbollisti i njohur, Mërgim Berisha, bëhet me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi kosovar është transferuar te skuadra e Kaiserslauternit në Bundesliga 2, shkruan Indeksonline

Sky Sport raporton se Berisha do të transferohet te skuadra gjermane nga Hoffenheimi, pasi shihet si zëvendësues i të lënduarit, Ivan Prtajin.

Në ekipin e Kaiserslauternit luan edhe portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Simon Simoni.

Skuadra e njohur gjermane gjatë 20 xhirove në Bundesliga 2 ka grumbulluar 31 pikë dhe synon play-offin./Indeksonline/